Futbolli botëror në zi, ndërron jetë Pele

XING
Sot është ditë zie për futbollin botëror. Ka ndërruar jetë Pele, legjenda e futbollit, një nga lojtarët më të mirë në histori. Edson Arantes do Nascimento është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, pas qëndrimit në spital për një muaj.
Ylli brazilian u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në vitin 2021 dhe u desh të shtrohej në spital në disa raste për shkak të problemeve shëndetësore. Situata u përkeqësua në dhjetor 2022.
Ai mundi të shijonte Kupën e Botës në Katar dhe dërgoi këtë mesazh në rrjetet e tij sociale: “Faleminderit Mbappé, jam i lumtur që të shoh të thyesh një tjetër nga rekordet e mia në këtë botë!”
Pele është një kampion i trefishtë i botës (Suedi në vitin 1958, Kili 1962 dhe Meksikë në vitin 1970).