Aktualitet, 20 Shtator 2022, 00:32

Funerali i Mbretëreshës, më i shtrenjti në histori

XING

Funerali i Mbretëreshës, më i shtrenjti në histori

Funerali i Mbretëreshës Elizabet, zhvilluar këtë të hënë mund të jetë ndër më të shtrenjtët në historinë e Britanisë së Madhe. Asnjë detaj shpenzimesh nuk është bërë deri më tani publik nga familja mbretërore, por ish-agjenti i zbulimit britanik Sajmën Morgan, për vite me radhë pjesë e stafit të sigurimit të monarkëve britanikë përllogarit një shumë minimale 7.5 milionë dollarëshe për vetëm një ditë.

Nëse shuma e shpenzuar është aq e lartë, kjo mund të jetë ceremonia më e kushtueshme në historinë e Britanisë së Madhe. Me kosto të tilla, ky pritet të jetë edhe viti më i kushtueshëm sa i përket shpenzimeve të familjes mbretërore.