Aktualitet, 3 Qershor 2022, 10:55

Fitoi një divan nga reklamat në internet, gjen brenda 36 mijë dollarë

XING

Fitoi një divan nga reklamat në internet, gjen brenda 36 mijë

Një grua në Kaliforni ka gjetur 36,000 dollarë në një divan, që e fitoi nga një faqe reklamash. Afrikano-amerikanja, Vicky Umodu, donte të arredonte shtëpinë e saj të re kundrejt një pagese të vogël dhe ishte shumë e lumtur që gjeti këtë divan.

Fitoi një divan nga reklamat në internet, gjen brenda 36 mijë

Sapo vendosi divanin në shtëpinë e saj, Umudu vuri re një pako të dyshimtë në një nga jastëkët e tij: disa zarfe plot me para, secila prej të cilave përmbante mijëra dollarë.

Fitoi një divan nga reklamat në internet, gjen brenda 36 mijë

Me ndershmëri, Umudu kontaktoi ata që i kishin dhënë divanin, për t’i njoftuar për gjetjen e saj dhe për t’u dorëzuar paratë.

Familja, e cila ka boshatisur shtëpinë e një të afërmi që kishte ndërruar jetë pak kohë më parë, u përgjigj se nuk ishin plotësisht në dijeni për ekzistencën dhe origjinën e këtyre parave. Por për të kënaqur Umudu, ai i dha asaj më shumë se 2000 dollarë për të blerë frigoriferin e ri që i duhej.