22 Maj 2022, 11:00

Familja rome e gjeti tek koshat e plehrave dhe e rriti, boksieri Keta i dhuro shtëpi 14 vjeçarit nga Vlora

XING

Familja rome e gjeti tek koshat e plehrave dhe e rriti, boksieri Keta i dhuro

Idsaleo u gjet 14 vite më parë nga një familje rome në koshin e mbeturinave në Vlorë. Edhe pse jetonin në varfëri të skajshme, familja rome e morën dhe e rritën si ta kishin fëmijën e tyre.

Familja rome e gjeti tek koshat e plehrave dhe e rriti, boksieri Keta i dhuro

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ka bërë të ditur se sot familja Xhemalaj u bë më në fund me shtëpi të re. Boksieri Ismail Keta ju përgjigj thirrjes së familjes së Isaleos dhe së bashku me fondacionin e tij por dhe donator gjerman i ka dorëzuar celsat e shtëpisë së re.

Familja rome e gjeti tek koshat e plehrave dhe e rriti, boksieri Keta i dhuro

Dritan Leli shkruan në Facebook: "Leonardi e gjeti Isaleon në rrugë, të braktisur, kur ishte vetëm disa muajsh. Mes halleve të veta, nuk u mendua fare ta bënte pjesë të shtëpisë. E rriti si ta kishte një nga fëmijët e tij, me atë strehë e atë shtrat që mund t'i ofronte, por me dashuri. Kampioni Jonny Ismail Keta u njoh me rastin po aq rastësisht. Sot, të dy bashkë, i dhuruam familjes Xhemali çelësat e shtëpisë së tyre të re, sepse mirësia e gjen rrugën për t'u kthyer në shtëpi. Për të ardhmen e këtij djali që sot është 14 vjeç dhe të atyre që e rritën, do të bëjmë ç'të mundemi, të gjithë bashkë, për t'i ofruar lehtësirat që nuk i siguroi dot familja biologjike. Faleminderit Ismailit dhe të gjithë ekipit që gezuan sot jo vetëm familjen Xhemali, por të gjithë komunitetin që i priti e mes të cilëve do të jetojnë".

Familja rome e gjeti tek koshat e plehrave dhe e rriti, boksieri Keta i dhuro

Familja rome e gjeti tek koshat e plehrave dhe e rriti, boksieri Keta i dhuro