Aktualitet, 4 Maj 2022, 14:24

Familja nuk pranonte lidhjen e tyre, zhduken dy të miturit nga Elbasani

XING

Familja nuk pranonte lidhjen e tyre, zhduken dy të miturit nga Elbasani

Dy familje nga Elbasani kanë raportuar në polici zhdukjen e fëmijëve të tyre, një vajzë 15-vjeç dhe një djalë po 15-vjeç. Fëmijët nuk janë gjendur prej ditësh.

'Abc News' raporton se të miturit janë nxënës në shkollën Qemal Haxhiasani. Pasin kanë mbaruar shkollën, ditën e shtunë, të dy janë nisur në drejtim të fshatit Korre në njësinë Funar. Ata janë prezantuar si turistë dhe kanë ndenjur një natë në një banesë kundrejt pagesës.

Të nesërmen ata mësohet se janë larguar dhe që nga e diela nuk ka asnjë gjurmë për ta. Dyshohet se fëmijët janë të lidhur, ndërsa familjet e tyre nuk e pranojë këtë fakt. 

Burimi: "Abc News"