Aktualitet, 21 Maj 2023, 15:04

E tmerrshme/ 54-vjeçari shqiptar qëllon disa herë me thikë gruan e tij

XING

E tmerrshme/ 54-vjeçari shqiptar qëllon disa herë me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali , ku një 54-vjeçar ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Acquaviva delle Fonti, në provincën e Barit.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja, një 43-vjeçare me origjinë shqiptare, u transportua në spital, ku iu nënshtrua operacionit të parë, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

Gjithashtu mbrëmjen e djeshme, karabinierët e Compagnia di Gioia del Colle arrestuan bashkëshortin, e po ashtu gjetën edhe thikën që përdori për të sulmuar të shoqen.

Burimi: Abc News