E rëndë në Lushnjë/ 'Pse më keni hequr asistencën…', gruaja ndërron jetë teksa kërkonte ndihmën ekonomike

XING
Një grua ka gjetur vdekjen në ambientet e bashkisë së Lushnjës. Mësohet se ngjarja është regjistruar ditën e djeshme, ku 58-vjeçarja Shpresa Cani ka shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike. Deri më tani thuhet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Burime për ACB bëjnë të ditur se e ndjera ka shkuar tek zyra e informacionit për ndihmën sociale. Edhe pse është thirrur një ambulancë, nuk është mundur që 58-vjeçarja të shpëtohet pasi ka ndërruar jetë brenda bashkisë së Lushnjes.
Burimi: Abc News