Aktualitet, 2 Maj 2022, 10:18

E rëndë në Korçë/ Nëna i merr jetën foshnjës së porsalindur duke e futur në valixhe

XING

E rëndë në Korçë/ Nëna i merr jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë. Një grua ka lindur fëmijën dhe më pas e ka futur në një valixhe, duke i marrë kështu jetën.

Mësohet se nëna ka probleme të shëndetit mendor. Ajo e ka lindur fëmijën në shtëpinë ku jetonte e vetme.

Foshnjën e ka gjetur në banesë bashkëshorti i saj, i cili kishte ardhur nga emigracioni para një muaji. Ai ka thënë në polici se kishte më shumë se një vit që nuk ishte kthyer në shtëpi dhe se fëmija që gjeti, pasi konstatoi aromë të rëndë në dollap, nuk është i tiji. Çifti kanë një fëmijë 15 vjeç.

Burimi: ABC News