Aktualitet, 6 Maj 2023, 17:19

E rëndë/ Donte të ndahej, partneri vret 28-vjeçaren shqiptare

XING

E rëndë/ Donte të ndahej, partneri vret 28-vjeçaren

Një 28-vjeçare me kombësi shqiptare e identifikuar si Danjela Neza është vrarë mbrëmë në Savona me një plumb në kokë. Vrasja ndodhi rreth orës 02:00, në kopshtet që ndodhen midis Corso Ricci dhe Piazza delle Nazioni, pranë stacionit të trenit. Ka qenë vetë vrasësi ai që ka telefonuar hetuesit me një telefonatë për krimin që kishte bërë duke thënë se të renë e ka qëlluar me plumb në qafë.

Autori është identifikuar si Safayou Sow, me origjinë nga Guinea, por që jetonte prej vitesh në Itali.

Dyshja janë konfliktuar pasi Neza donte të ndahej nga 27-vjeçari. Në sherr e sipër, Safayou e qëlloi Danjelën me plumb në kokë dhe e reja ra e vdekur në tokë. Pas vrasjes, ai ka telefonuar policinë dhe është vetëdorëzuar, duke pohuar se shkak ka qenë fundi i lidhjes së tyre.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptarja jetonte prej vitesh në Itali dhe punonte në sektorin e kateringut, ndërsa autori ishte me rekorde të pastra.

Babai i 28-vjeçares së ndjerë përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar të afërmit dhe dashamirësit për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të së bijës.

Te dashur miq, shoke e dashamires sot u nda nga jeta vajza ime Danjela Neza ,28 vjece. Bija ime shpirti yt qofte i xhenetit Duke qene se ndodhet ne Itali nuk e dime sa mund te vonoje dhe si rrjedhoje nuk mund tju leme nje date varrimi”, shkruan ai.

E rëndë/ Donte të ndahej, partneri vret 28-vjeçaren