10 Maj 2022, 12:11

E pazakontë/ Gruaja i shkon burrit në punë, i gjuan me grushte dhe e bën për spital

XING

E pazakontë/ Gruaja i shkon burrit në punë, i gjuan me grushte

Një 36-vjeçare ka rrahur burrin e saj me shkelma dhe grushte në Pire të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku gruaja vendosi t’i shkonte në ambientet e punës ku punonte burr i saj 41-vjeçar, ku i ka bërtitur, e më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Nuk shpëtoi as kolegu i burrit të saj, të cilin e rrahu pasi hyri të ndante çiftin.

E pazakontë/ Gruaja i shkon burrit në punë, i gjuan me grushte

Dëshmitarët kanë treguar për protothema.gr se gruaja e ofendoi burrin dhe e goditi me grushte në kokë, e shuplaka në fytyre.

Oficerët që ishin të pranishëm thirrën Policinë, por ajo u zhduk. Dy të lënduarit u dërguan në Repartin e Kaminias, ku po marrin mjekim.

Burimi: topchannel