Aktualitet, 5 Qershor 2022, 18:17

E gjykojnë për ngjyrën, flokët, nëna i jep mesazhin e fortë djalit të bullizuar

XING

E gjykojnë për ngjyrën, flokët, nëna i jep mesazhin e

Për t’i dhënë forcë djalit të saj, por edhe një mësim për jetën, Griselda ka zgjedhur ta bëjë këtë në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Majkëlli është fryt i një dashurie të dikurshme me një shtetas të huaj kur ajo ishte vetëm 15 vjeçe, por është arsyeja e jetës së saj.

Ndërkohë Majkëlli sigurisht nuk e mban mend jetesën në Amerikën, atdheun e tij, por vetëm disa kujtime të ashpra që i kanë lënë ngjarje të pakëndshme në Shqipëri, në mëmdhe.

Griselda: Majku, pasi lindi dhe u kthyem nga Amerika dhe ishte 3 vjeç, ai ka lindur si ish-bashkëshorti, si kinez, ka lindur si korean në fakt, me sy të tërhequr e flokë të drejtë si të mitë, por gjatë rrugës nisi të ndryshonte nga geni i familjes së ish-burrit tim. E gjykonin për ngjyrën, flokët, “ç’janë këto, ti e ke prindin jo shqiptar”, gjykime nga më të ndryshmet.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë ai kur filloi të ndiente bullizimin, në çfarë moshe?

Griselda: Më shumë nga klasa e parë dhe në parashkollor po ashtu.

Ardit Gjebrea: Në ç’vend?

Griselda: Në Kosovë, Ferizaj.

Ardit Gjebrea: Çfarë  i thoshin?

Griselda: Gjëra nga më të ndryshmet.” Ti nuk je i joni, ti je i huaj, ti je i zi”, më fal për shprehjen, “njeri me ngjyrë”.” Flokët  pse i ke kështu?”, shkonin  e kapnin nga flokët.

Ardit Gjebrea: Ai si reagonte?

Griselda: Ai më thoshte mua “mami, pse ma bëjnë këtë gjë, pse jam ndryshe?” Unë i thosha “nuk je ndryshe”. Ai thoshte “mirë, ta bëj një pyetje, pse pëllëmbën e dorës këtu e kam të zezë dhe këtu e kam të bardhë, kështu pse më gënjen që jam njësoj si gjithë të tjerët?"

Ndaj, Griselda në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan i kujton djalit të saj se origjina është e rëndësishme dhe pjesë e vetes kudo të jesh, ashtu siç janë dhe sfidat, në të cilat ajo nuk do ta lërë kurrë vetëm.

Griselda: Dëshiroj që ta mbash këtë mesazh kujtim gjithë jetën sepse sot ti je 16 vjeç dhe dëshiroj që mos të ndihesh i bullizuar, të mos ndihesh keq, ti je shqiptar, nënën e ke shqiptare, shtetësinë e ke shqiptare. Jo të gjithë shqiptarët mendojnë njësoj, në të gjithë botën do kesh bullizim, do ta kuptosh në të ardhmen dhe unë dëshiroj si nënë, që të më rrish pranë, siç më ke ndenjur gjithë këto vite, për dore me njëri-tjetrin.

Nuk dëshiroj të nxitohesh nga njerëzit e gabuar, nuk dëshiroj që të mërzitesh nga njerëzit e gabuar, dëshiroj që ti gjithmonë të jesh i lumtur siç kam bërë unë sakrificën për të qenë ti i lumtur. Shpresoj që kur të shkosh në Amerikë, ta kthesh kokën pas sepse ke gjyshërit, tezet, siç e the dhe vetë të kanë pikë të dobët, të duan shumë familja ime.

Kështu që unë dëshiroj që ti në fund të botës të shkosh, të uroj të mirën e gjithë botës si nënë dhe do më kesh pranë gjithmonë sepse s’të kam lënë asnjëherë, thjesht mesazhi im për ty Majkëll është që të ecësh  me shkollën, mos të dorëzohesh kurrë nga shkollimi, nuk dua kurrë që shkollimin ta lësh pas nga mërzitja, njerëzit, bullizimi apo diçka të tillë. Dua sa herë të mendosh gjëra të këqija, të më shikosh mua dhe siç jam unë e mira jote, ti je më i miri prej të gjithëve për mua.

Burimi: tvklan.al