Aktualitet, 14 Maj 2022, 22:48

'E gjithë bota do të dëgjojë gjuhën tonë', Zelensky me mesazh në finalen e Eurovisionit

XING

'E gjithë bota do të dëgjojë gjuhën

Mbrëmjen e sotme po zhvillohet finalja e madhe e Eurovisionit në Torino të Italisë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Europës të votojë për Ukrainën.

Me anë të një videoje ai shprehet se së shpejti e gjithë bota do të dëgjojë gjuhën e tyre.

“Së shpejti në finalen e Eurovisionit , kontinenti dhe e gjithë bota do të dëgjojnë  gjuhën tonë dhe besoj se në fund kjo fjalë do të jetë ‘Fitore’! Evropë voto Orkestrën Kalush", thotë Zelensky.