Aktualitet, 8 Qershor 2022, 15:50

E fundit/ Rritet sërish çmimi i karburanteve, nafta arrin nivel rekord

XING

E fundit/ Rritet sërish çmimi i karburanteve, nafta arrin nivel

Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e karburanteve. Nafta do të shitet me 258 lekë për litër duke u rritur me 10 lekë më shumë. Ky është çmimi më i lartë që nga krijimi i Bordit. Benzina do të shitet me 243 lekë për litër, kurse çmimi i gazit do të shitet 86 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi pasditen e sotme dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.