Aktualitet, 17 Qershor 2022, 19:59

E fundit/ Rritet sërish çmimi i karburanteve, nafta arrin nivel rekord

XING

E fundit/ Rritet sërish çmimi i karburanteve, nafta arrin nivel

Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e karburanteve. Nafta do të shitet me 265 lekë për litër duke u rritur me 7 lekë më shumë. Ky është çmimi më i lartë që nga krijimi i Bordit. Benzina do të shitet me 241 lekë/litri, ndërsa gazi 86 lekë/litri me pakicë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.