E fundit/ Ndërron jetë Ard Daullxhiu, i mjeri më i famshëm në Shqipëri

XING
Ka ndërruar jetë personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Ardi Daullxhiu. Abcnews.al raporton se ai ndërroi jetë pas një arresti kardiak.
Mësohet se fillimisht Daullxhiu kishte ndjerë dhimbje në gjoks teksa ishte duke shitur fara në tregun e Durrësit dhe menjëherë ka marrë biçikletën për të shkuar në Urgjencën e Spitalit të qytetit, por është rrëzuar pa ndjenja në tokë në momentin që ka hyrë brenda rrethimit të spitalit.
Ardi Daullxhiu u bë i njohur pas kërkesave për ndihmë ekonomike në mënyrë që të dilte nga mjerimi i thellë ku ndodhej.