Aktualitet, 13 Nëntor 2022, 21:13

E ftuara ngatërron vendin, ulet tek kolltuku i Ardit Gjebreas

XING

E ftuara ngatërron vendin, ulet tek kolltuku i Ardit Gjebreas

Të ftuar sot në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, tek E Diela Shqiptare kanë ardhur nënë e bir, zonja Adile dhe Zamiri. Në momentin kur hynë në studio, zonja Adile ngatërroi vendin dhe u ul tek kolltuku i Ardit Gjebreas. Moderatori pa e shqetësuar atë e la të ulej dhe ai vetë u ul tek vendi i saj. Zonja Adile aty e kuptoi që ishte ulur në vendin e gabuar dhe duke qeshur çohet.

“Ja uluni aty s’ka gjë. Ulu, ulu s’ka problem. Atëherë zonja Eni po e kaloj çështjen tek ju, vazhdojmë”, ka thënë Ardit Gjebrea duke u ulur tek vendi i zonjës Adile. Në studio dëgjohen të qeshurat e publikut.

Kur zonja Adile e kupton, çohet nga kolltuku, por Gjebrea i thotë: Jo, jo s’ka gjë, rri mos u shqetëso.

Eni Çobani: E di Adilja që nuk është vendi i saj, kështu që…

Ardit Gjebrea: Adile të kam lënë vendin sot, rri.

Adilja: Pse re?

Ardit Gjebrea: Po e zure, ç’të bëj unë? A do vish këtu? E mirë.

Zonja Adile çohet dhe ulet tek vendi i vetë duke i thënë Arditit: Ti një herë më the shko atje, tani këtu. U talle me mua…

Ardit Gjebrea: Të betohem rri ku të duash.

Mes batutave kështu nisi dhe seanca e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq.