Dhunohet kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai

Gjatë orëve të natës është kërcënuar dhe goditur kryebashkiaku dhe njëkohësisht kandidati i PS-së për bashkinë e Kolonjës Erion Isai. Sipas informacioneve mësohet se Isai është goditur me grusht nga një simpatizant i koalicionit Bashkë Fitojmë ku prezent ka qenë edhe kandidati për kryebashkiak nga ky koalicion.
Gazetari Roland Beqiraj raporton për ABC News se kryebashkiaku ka qenë në Qafëzezë duke u kthyer në banesën e vet, kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani së bashku me disa simpatizantë të opozitës kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar Isain.
Në një prononcim për mediat, Isai është shprehur se ngjarja e ndodhur mbrëmë ishte e shëmtuar dhe se i vjen turp që në një kohë të tillë akoma ndodhin situate të tilla absurde. Isai ndër të tjera ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të dalin dhe të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë atë që duan në mënyër që të tregojnë se ato dinë që të zgjedhin.
Sipas Isait ajo që ndodhi dje ishte një ngjarje e turpshme dhe se nervozizmi duket që e ka përfshirë palën kundërshtare tashmë.
Burimi: Abc News