Aktualitet, 14 Maj 2023, 10:53

Dhuna ndaj Erion Isait, kandidati i 'Bashkë Fitojmë': Ndërhyra vetëm për t’i ndarë

XING

Dhuna ndaj Erion Isait, kandidati i 'Bashkë Fitojmë':

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani ka dhënë deklaratë për media pas konfliktit të shënuar në mesnatën e djeshme pranë fshatit Qinam, ku u godit kryebashkiaku Erion Isai. Teksa në media u tha se Isai ishte goditur me grusht nga një simpatizant i koalicionit Bashkë Fitojmë ku prezent kishte qenë edhe kandidati për kryebashkiak nga ky koalicion, Lumani ka treguar versionin e tij. 

Sipas tij, Isai ka qenë duke shpërndarë para në këmbim të votës dhe ka thirrur menjëherë policinë. Më pas ai pretendon se ka shkuar vetë në vendngjarje ku tha se ka ndërhyrë për shuarjen e konfliktit.

Ethem: “Kam bërë një fushatë modeste pa asnjë lloj problemi. Dje ishte heshtje elektorale. Dje në mesnatë Isai ka qenë në fushatë bashkë me kryetarin e PS-së dhe një grup shoqëruesish në fshatin Qafëzez. Kryetari i qendrës së votimit më njoftoi që kishte shkuar Isai aty bashkë me kryetarin e PS-së. Menjëherë kam marrë në telefon shefin e komisariatit, meqë sot është heshtje zgjedhore merrni masa të mos ndodhë ndonjë incident. Me të marrë këtë informacion, djemtë e fshatit e kanë ndaluar Isain në fshatin Qinam. Kam tentuar të zbus gjakrat pasi incidenti mund të ishte më i rënde. Kanë dashur të më godasin si kryetari i PS-së, ashtu edhe shoqëruesit e Isait. Unë jam babai juaj, jam kandidat, do ta zgjidhim këtë situatë, iu thashë. Më pas ka ardhur policia dhe kanë tentuar edhe në prezencë të tyre të më godasin. Iu thashë që çështjen do ta zgjidhim në Komisariat,Unë skam pasur asnjë lloj sherri. Vendosa të shkoj vetë aty se i thashë shefit të policisë shko përpara se do të vij unë pas. Pyesni shefin nëse nuk më besoni. Unë vajta më përpara dhe i kam ndarë unë ata që po bënin sherrin nuk i ka ndaluar policia. Unë habitem çfarë shteti është ky, çfarë policie është kjo.”

Burimi: Top Channel