Aktualitet, 14 Qershor 2022, 14:01

Dhëndri godet me grusht nusen ditën e dasmës për arsye banale

XING

Dhëndri godet me grusht nusen ditën e dasmës për arsye

Po qarkullon një video shokuese nga një dasmë në Uzbekistan, ku dhëndri papritmas ka goditur nusen pasi ajo e mundi në një lojë. Në video shihen të sapomartuarit në skenë, disa sekonda pasi kishte përfunduar loja. Kur burri kupton se kishte humbur, ai papritmas godet fort në kokë nusen e cila po qëndronte pranë shoqërueses së saj.

Nusja në fillim shtanget dhe dridhet nga dhimbja ndërsa të ftuarit e tjerë pushojnë së qeshuri kur kuptuan se çfarë kishte ndodhur.