Aktualitet, 17 Nëntor 2022, 15:36

Detyronte skllavet e seksit të bënin ndërhyrje estetike pa anestezi, dënohet me burg udhëheqësi i kultit

XING

Detyronte skllavet e seksit të bënin ndërhyrje estetike pa

Një udhëheqës kulti Adnan Oktar 66 vjeç, i akuzuar për detyrimin e skllaveve të seksit që t’i nënshtroheshin operacioneve estetike pa anestezi është dënuar me 8658 vjet burg. Katërmbëdhjetë nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë u dënuan gjithashtu me dënime të gjata.

Detyronte skllavet e seksit të bënin ndërhyrje estetike pa

Gratë e lidhura me të njiheshin si “kotele” dhe kulti i tij krenohej me rreth 160 anëtarë. Edhe pse kotelet ishin mbështetëse të lëvizjes së tij, shumë që u larguan thanë se ishin subjekt i abuzimit seksual.

Seda Isildar, e cila u largua nga ky kult, ka thënë më parë për Sunday Times se si u josh në kult dhe u detyrua t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje në hundë pa asnjë lehtësim dhimbjeje.

Detyronte skllavet e seksit të bënin ndërhyrje estetike pa

Ajo tha: “Ishte e tmerrshme. E tmerrshme. Ende e mbaj mend çekiçin. Po numëroja sa herë më goditnin çekiçin dhe daltën në hundë.”

Isildar pohoi se ishte ende në shkollë kur u prezantua me Oktarin dhe se ishte detyruar të martohej me të.

Një tjetër grua dëshmoi më parë në gjyq se Oktar e kishte sulmuar seksualisht atë dhe të tjerat. Ajo tha gjithashtu se ishin të detyruar të merrnin pilula kontraceptive. Policia gjeti 69,000 pilula kontraceptive në shtëpinë e tij, të cilat ai tha se përdoreshin për të trajtuar çrregullimet e lëkurës dhe problemet menstruale.

Detyronte skllavet e seksit të bënin ndërhyrje estetike pa

Ceylan Ozgul, një tjetër e arratisur nga abuzimi seksual i Oktarit, shpjegoi më parë se si njerëzit indoktrinoheshin në kult.

Ajo tha për Sunday Times: Kjo nuk ndodhi brenda natës. Ndodhi për më shumë se një vit. Edhe gjërat më koti filluan të kenë kuptim papritmas pas një viti, sepse mendon se është normale, të gjithë rreth teje po e bëjnë këtë.