Dan Hutra: Nuk jam penduar edhe sikur të më jepni 5 burgime të përjetshme

Dan Hutra nuk shfaqi asnjë pendese per vrasjen e tre grave dhe plagosjen e 3 te tjerave mesditen e 1 marsi, madje pati edhe një thirrje për sistemin e drejtësisë: të mos denojnë njerez të pafajshem sepse pastaj ndodhin masakra të tilla se ajo e 1 marsit ku mbetën të vrara të gra dhe u plagosën 3 të tjera.
41-vjeçari Hutra pretendoi në gjykatë se qëndrimi për 8 muaj në qeli pas dënimit për dhunë në familje ndaj ish-bashkëjetueses së tij Elena Hysa ishte i pa drejtë. Ai mbante veshur rrobat me të cilin kreu vrasjet, ndërsa siç shihet në këto pamje në bluzë duken ende njollat e gjakut. Hutra pranoi të gjitha akuzat duke i thënë gjykatës se për të gjitha vrasjet kishte një motiv dhe nuk ishte penduar. Sipas tij, konflikti me bashëkjetuesen ndodhi për shkak se ajo nuk pranonte të kryente testin e AND-së për fëmijën dhe më pas lindën dyshimet që ai nuk mund të ishte i tij.
“Nuk jam penduar edhe sikur të më jepni 5 burgime të përjetshme. I pranoj të gjitha akuzat e prokurorit. I kam bërë të gjitha të menduara dhe nuk jam i penduar. Kërkova AND-në e fëmijës, por s’pranuan dhe aty më lindi dyshimi, por nuk e kam dhunuar Elenën. Për të gjitha ngjarjet kisha një motiv.”
Gjatë kohës që qëndroi në qeli, vendosi edhe për personat që do të ekzekutonte. Hutra ka treguar për hetuesit se fillimisht plagosi me thikë në Astir 40- vjeçaren Marjana Gurakuqi për shkak se pretendonte se ajo I kishte një borxh prej 80 mijë euro dhe në të njëjtën kohë kishte përgatitur planin për ta helmuar me ndihmën e Vladimir Kuritit që qëndronin të dy në të njëjtën qeli.
“Me vëllain e Etleva Kurtit, Vladimir Kurtin, kam pasur mosmarrveshje në burg. Ai ka bashkëpunuar me Marjana Gurakuqin pasi i kam dëgjuar teksa bisedonin në telefon për të më helmuar dhe për këtë mora hak. Fillimisht tentova të vras me thikë Marjanën por ajo bëri rezistencë dhe nuk e vrara dot. Ndërsa Etlevën e vrava për të marrë hak ndaj Vladimirit", ka thënë ai.
Burimi: Abc News