Dalin pamjet e arrestimit të Liamit nga policia në shtëpinë e Big Brother VIP

Këto janë pamjet nga momenti i arrestimit të Liam Mandiaro, jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, të cilat u transmetuan në Top Story.
Alket Shatro, Zv/drejtori për hetimin e krimit të organizuar dhe krimet e rënda, i pranishëm në studion e Top Story, tha se arresimi në një formë të tillë për një person në kërkim ishte i nevojshëm.

Shatro: Që në momentin e parë që është bërë saktësimi i shtetasit që është i dënuar, Liam Osmani, ka pasur një bashkëpunim me stafin e Big Brother. Kemi shkuar te ambientet ku ka dalë ky zotëria që flasim dhe kaq.
Duma: Nuk ka dyshim që do keni bashkëpunim. Duket sikur Big Brother iu zbuloi një të kërkuar që ju nuk e kapnit dot dhe ua dha aty, por a është ky rasti për të bërë këtë shou për një njeri që njëherë thoni se ishte me rrezikshmëri të ulët, një herë thoni se nuk e kapi sistemi TIMS sepse ne nuk e çuam te Interpol. Juve nuk u duhet bashkëpunimi.
Shatro: Ne kemi edhe procedurat tona standarde sepse një person në kërkim nuk mund ta marrim vetëm me një person
Duma: Duhej patjetër me katër?
Shatro: Mund të ishte edhe me 10.