Burg për shoferin që përplasi çiftin dhe foshnjën në Tiranë: Nuk më mbajtën frenat

XING
Ajas Sulejmani i cili aksidentoi çiftin me foshnjën e tyre 3 muajshe te Rruga e Kavajës të dielën e 8 majit është lënë në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës ditën e sotme.
Abcnews.al mëson se kur është marrë në pyetje nga Gjykata sot Sulejmani ka thënë se nuk i mbanin frenat, dhe se nuk konsumon lëndë narkotike.
“Nuk me mbajtën frenat, nuk pi droge dhe u largova nga vend ngjarja sepse isha i traumatizuar bashkë me vajzën”, ka thënë Ajas Sulejmani në Gjykatë.
Burimi: Abc News