Aktualitet, 5 Nëntor 2022, 22:56

Berisha: Protesta e 12 nëntorit do të jetë e paparë ndonjëherë në Tiranë

XING

Berisha: Protesta e 12 nëntorit do të jetë e paparë

Në një takim me banorët e Kombinatit, Astirit dhe Unazës, Berisha ka njoftuar se me datë 12 Nëntor PD do të zhvillojë një protestë të fuqishme si kurrë më parë.

“PD është e angazhuar kryekëput në dy veprimtari të një rëndësie të jashtëzakonshme. E para, në një protestë të fuqishme, të paparë ndonjëherë në Tiranë. Të paparë ndonjëherë në Tiranë sepse kurrë në 30 vite ju banorë të Kombinatit, të Astirit, të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë nuk keni patur në krye të qeverisë një armik të qenies tuaj", është shprehur ai.