Basha feston ditëlindjen, bashkëshortja i bën dedikim

XING
Lulzim Basha sot feston ditëlindjen dhe mbush plot 48 vjeç. Bashkëshortja e tij, Aurela Basha ka shpërndarë në Facebook dhe Instagram një foto të çifitit duke e uruar.
“Gëzuar ditëlindjen zemër”, shkruan Aurela Basha.
Lulzim Basha ka lindur në 12 qershor 1974 dhe prej tetë vitesh ishte në krye të PD-së. Më 21 mars të këtij viti Lulzim Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë duke theksuar se kështu i hap rrugën ribashkimit të partisë.