Aktualitet, 8 Nëntor 2022, 13:38

Banka i kaloi 2 paga gabimisht, taksisti: Pas dy muajsh i kam rikthyer lekët një më një

XING

Banka i kaloi 2 paga gabimisht, taksisti: Pas dy muajsh i kam rikthyer

Sot në "Aldo morning show" tema ishte: gabimisht banka të hedh para në llogarinë tënde bankare. Do i përdorësh ato? N ëse po dhe banka t'i kerkon ato mbrapsht, çfarë do bësh? Bashkimi, një taksist telefonoi në emision dhe tregoi një rast. Bashkimi tregoi se ka qenë vetë djali i tij që i janë kaluar para gabimisht nga banka.

Banka i kaloi 2 paga gabimisht, taksisti: Pas dy muajsh i kam rikthyer

Bashkim:  Punoi djali në një firmë 3 muaj, pas 3 muajsh u shkëput dhe banka i kaloi për 2 muaj 2 paga.

Aldo: Jo ore!

Megi Latifi: I mbajti?

Bashkim:  Djali i mori, por pas dy muajsh financa e asaj kompanie e kuptoi që kishte bërë gabim dhe financieri erdhi na kontaktoi dhe unë i kam rikthyer lekët një më një.

Aldo: Po pse i riktheve ti?

Bashkim:  Po më erdhi keq se person ishte, gabim njerëzor, nuk ishte te banka, ishte te financieri që kishte bërë llogaritjet.

Aldo: Kur e kujton, u bëre pishman?

Bashkim:  Unë nuk jam pishman, kam bërë një veprim tamam se është djersa, është haku tjetër kujt.

Aldo: Po çuni thellë-thellë…

Bashkim:  Çuni sikur i pëlqente në fakt.

Aldo: Ej, do të ta përmendë gjithë jetën,  ç’më bëre, ç’më bëre”, i ziu ti!

Bashkim:  Ma përmendi pas dy muajsh, “ç’na bëre”, tani më jep të drejtë ai.