Aktualitet, 6 Maj 2022, 02:03

'Babi është në qiell'/ Si ia kanë shpjeguar situatën djalit të Arjan Salës

XING

'Babi është në qiell'/ Si ia kanë shpjeguar

Edmond Sala, vëllai i Arjan Salës i cili humbi jetën në zjarrin që ra në një qendër tregtare para disa muajsh tregoi për “Shqipëria Live” se si ia kanë shpjeguar të gjithë situatën nipit të tij.

Edmond Sala tha se nipi nuk e kupton se si qëndron e vërteta e ngjarjes, por di që i ati është lart në qiell. Ai u shpreh se djali i Arjan Salës e ndjen mungesën e të atit, por nuk e shpreh.

“Ne ia kemi shpjeguar që babi është tek qielli. Ai e ka kuptuar pak a shumë por thjeshtë nuk e shpreh ndjesinë që ka përbrenda”, tha Edmond Sala.

'Babi është në qiell'/ Si ia kanë shpjeguar

Na ndajnë vetëm disa ditë nga përkujtimi i ngjarjes së rëndë të ndodhur në qendrën tregtare ku humbi jetën Arjan Sala, pasi shpëtoi nga zjarri 20 persona të cilët kishin mbetur të bllokuar.

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për t’i dhënë ndihma financiare fëmijëve të heronjve, solli një rikujtim të ngjarjes.

Ndër ta përfshihej edhe djali i heroit Arjan Sala, i cili do të ketë ndihmë nga qeveria për 20 vite.