Aktualitet, 10 Mars 2023, 16:29

Aksident në Kavajë/ Makina bie në kanal, humb jetën 30-vjeçarja

XING

Aksident në Kavajë/ Makina bie në kanal, humb jetën

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në rrugët e vendit tonë, duke humbur jetën një vajzë. Ngjarja ndodhi në Kavajë. Një automjet tip “Golf” me targa AA 045 SJ, ka rënë në kanal në rrugën e varrezave në Kavajë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferja 30-vjeçare Rovena Cara.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.