Aksident me vdekje në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën 39-vjeçari

XING
Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në rrugët e vendit tonë, duke humbur jetën një 39-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
39-vjeçari u përplas nga një automjet, drejtuesi i së cilës është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Dyshohet që viktima ishte endacak. Pas përplasjes nga mjeti që shkaktoi aksidentin, kanë qenë edhe mjete të tjera, që për shkak të errësirës, i kanë kaluar atij sipër.
Burimi: Abc News