Aktualitet, 19 Korrik 2022, 14:28

A ka një datë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Përgjigjet komisioneri Varhelyi

XING

A ka një datë për anëtarësimin e Shqipërisë

Ditën e sotme janë hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në Bruksel po mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, ku komisioneri për zgjerim i BE, Oliver Varhelyi, është pyetur se kur mund të ketë një datë për anëtarësim.

Ai ka lënë të kuptohet se kjo varet nga progresi i Shqipërisë, por do të lëvizet shumë shpejt.

“Sa herë që Shqipëria është gati dhe sa herë që shohim që mund të ecim më shpejt, ne do të lëvizim më shpejt. Komisioni do t’i bëjë propozimet sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur Varhelyi.