Aktualitet, 16 Shtator 2022, 10:30

287 mijë euro për ndërhyrje estetike? Kryemadhi: Shpifje, kaq nuk kushton edhe po të jesh Kardashian

XING

287 mijë euro për ndërhyrje estetike? Kryemadhi: Shpifje, kaq nuk

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka mohuar akuzat në kallëzimin e dërguar në SPAK nga Idajet Beqiri se ka harxhuar rreth 300 mijë Euro për ndërhyrje estetike. Gjatë emisionit “Opinion” ajo u shpreh se asnjë mirëmbajtje, qoftë shëndetësore dhe estetike, nuk kushton në ato vlera parash.

287 mijë euro për ndërhyrje estetike? Kryemadhi: Shpifje, kaq nuk

Blendi Fevziu: 287 mijë e 650 Euro, çfarë keni bërë zonja Kryemadhi?

Monika Kryemadhi: Zoti Fevziu, e para, ju jeni çun Tirone dhe e dini shumë mirë sepse dhe gjithë gratë dhe koleget tuaja dhe gra të shumë politikanëve dhe deputetëve apo dhe të medias e dinë shumë mirë që nuk kushton asnjë mirëmbajtje, qoftë kjo edhe shëndetësore, edhe estetike në atë vlerë parash.

Blendi Fevziu: Prandaj pyeta se 300 mijë Euro?

Monika Kryemadhi: Tani, edhe Kardashian të jesh nuk kushton aq para. Megjithatë nuk është problemi ky. Kjo është një çështje që do të zgjidhet

Blendi Fevziu: Domethënë nuk është e vërtetë zonja Kryemadhi?

Monika Kryemadhi: Absolutisht nuk është e vërtetë. A e dini ju që SWIFT që kanë përdoruar ata është një kompani servisi në Romë dhe nuk është klinika në San Marino?

Blendi Fevziu: Ju nuk keni qenë fare në klinikë?

Monika Kryemadhi: Unë kam qenë në klinikë. Zotëri në atë klinikë që përmendet që është në San Marino…

Blendi Fevziu: Në datën që flitet në SWIFT?

Monika Kryemadhi: Absolutisht jo. Ajo është një SWIFT i falsifikuar.