19-vjeçarja në Durrës vret dhe gropos të atin në kasolle: Donte të më fejonte me zor
XING
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 19-vjeçare ka vrarë babanë e saj.
Pas 10 ditësh hetime është gjetur trupi i pajetë i 50-vjeçarit Pëllumb Meta, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës nga vajza e tij.
Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.
“E vrava se donte të më fejonte me zor. Nuk kisha rrugëdalje tjetër dhe mora pistoletën e qëllova mbi të. Gjithçka e bëra vetë”, mësohet të ketë thënë vajza në polici.
Burimi: Top Channel