Aktualitet, 6 Shkurt 2023, 09:04

Tërmet shkatërrues në kufirin Turqi-Siri, mbi 500 të vdekur dhe mijëra të plagosur

XING

Tërmet shkatërrues në kufirin Turqi-Siri, mbi 500 të vdekur

Një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.8 ballë ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 500 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë.

Lëkundjet fatale zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban. Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.

Të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,300 janë plagosur në Turqi. Në Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet ndjeshëm në orët në vijim. Shumë ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit janë vendosur për të kërkuar të mbijetuarit nën grumbuj të mëdhenj rrënojash.

Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

Burimi: Abc News