Krim makabër në Turqi, babai vret dy vajzat e mitura: Ishte çështje nderi

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin Iconium të Turqisë, ku një 54-vjeçar sirian ka goditur me thikë për vdekje dy vajzat e tij të mitura.
Sipas informacioneve nga "Hurriyet", Yusuf al-Ahmed vrau me thikë 17-vjeçaren Kevsher dhe 15-vjeçaren Merveh, pas një sherri të ashpër në shtëpinë e tyre. 54-vjeçari me origjinë nga Siria është dorëzuar në polici menjëherë pas krimit të rëndë.
Mësohet se në momentin e vrasjes mizore ndodheshin në shtëpi fëmija më i vogël dhe një i afërm i familjes, ndërsa nëna e vajzave ishte zhdukur.
"Hurriyet" shkruan se 54-vjeçari Yusuf ka deklaruar në polici se “ne u grindëm për çështjen e nderit dhe unë humba veten”. Kur ka ardhur në vete dhe ka kuptuar krimin e rëndë, ai ka shkuar në polici.