Uau: Bebe Rexha bën gjestin më të bukur për shqiptarët

Xing

E Premte 22 Nëntor 2019, 18:06 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ndonëse nuk jeton në atdhe është treguar gjithmonë shumë krenare për prejardhjen e saj. Ajo nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën, madje ka folur shqip publikisht, ka publikuar foto duke bërë shqiponjën, e shumë gjeste të tjera.

Së fundmi, teksa po ngiste makinën, këngëtarja ka hasur flamuj shqiptarë që valëviteshin në rrugë. Ajo i ka filmuar dhe dëgjohet teksa thotë ‘Woow sa bukur’ në një video te postuar në Instastory.

Kujtojmë që Bebe numëron një numër të madh ndjekësish, dhe ajo e shfaq veten me krenari duke na bërë njëkohësisht dhe neve shumë krenarë.