Fero shkruan emrin e tij tatuazh në pjesën më delikate të trupit

Xing

E Martë 12 Nëntor 2019, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Kohët e fundit reperi i njohur Fero është komentuar shumë në media. Ai është zhvendosur për të jetuar në Berlin dhe është ndarë nga e dashura e tij Arbenita, e megjithatë reperi ka vazhduar po njësoj me jetën e tij.

Fero është i fiksuar pas tatuazheve dhe ka disa të tillë në trupin e tij. Ai ka realizuar një të ri në një vend tepër delikat: në qafë.

Reperi ka shkruar emrin e tij "FERO" në të gjithë pjesën e qafës dhe dhimbja duhet të ketë qenë e madhe por siç duket ai nuk e ka aspak problem.