Pas publikimit të këngës së re, Morena përfundon në spital

Xing

E Hënë 21 Tetor 2019, 14:02 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Morena Taraku ka përfunduar projektin e ri muzikor, i cili rezultoi mjaft i suksesshëm. Bukuroshja dukej atraktive në klipin e këngës, dhe padyshim mori komente shumë pozitive.

‘Missed Call’ titullohet ky produksion që e riktheu sërish Morenën në skenë për të gjithë fansat e saj. Mirëpo mesa duket gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë në jetën e artistes. Fill pas publikimit të këngës, asaj i është dashur të shtrohet në spital.

Përmes një postimi në rrjetet socale, nga ku bukuroshja është shumë aktive, Morena na ka treguar se ndodhet në ambientet e një spitali. Nga fotoja kuptuam se gjërat mund të jenë serioze, pasi ajo është duke marrë një serum. Urojmë të mos jetë asgjë me rëndësi, dhe t’a shohim sa më mirë Morenën në vijim.