U tha se është ndarë nga Travis, por veprimi i rradhës nga Kylie na futi në dyshime

Xing

E Enjte 17 Tetor 2019, 23:11 / Kategoria Showbiz nga Bota /  Read in English

Kylie Jenner dhe Travis Skott kanë disa javë që i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe lajmi i ndarjes është komentuar dhe po komentohet akoma shumë në media. Mirëpo një video e postuar ditën e sotme në Instagramin e miliarderes i ka futur të gjithë në dyshime: ato ose nuk janë ndarë asnjëherë ose thjesht ruajnë një raport të mirë me njëri-tjetrit përpos të gjithave.

Videoja në fjalë është padyshim videoja më e ëmbël e ditës. Kylie ka filmuar vajzën e saj teksa kërcen dhe këndon një këngë nga ajo. ‘Është babi duke kënduar’ thotë vogëlushja, ndërkohë që Jenner këmbëngul se është duke kënduar ajo. Mirëpo Stormi nuk heq dorë nga e saja, duke insistuar që dëshiron babain të këndojë ndërkohë që qesh dhe këndon së bashku me të ëmën.

Ndjekësit e bukuroshes Jenner nuk kanë hezituar të komentojnë, duke shprehur gjithë adhurimin e tyre për një ëngjëll si Stormi. Po ashtu ato kanë vënë në pah dhe faktin që Kylie vazhdon të sillet po njësoj edhe pas ndarjes. ‘Vajza e babit’, ka shkruar ajo krahas videos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

daddy’s girl 🙄🙄😍

A post shared by Kylie ✨ (@kyliejenner) on