Bëjnë jetë luksi, por ja çfarë hanë në shtëpi VIP-at shqiptarë

Xing

E Hënë 14 Tetor 2019, 20:08 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Tashmë jemi mësuar me jetën luksoze që reklamojnë në internet VIP-at tanë. Nga ushqimet në restorante luksi deri tek rrobat e markave më të shtrenjta. Por kur vjen puna tek ushqimi, disa nga vipat shqiptar zgjedhin të jenë shumë popullorë. Tek e fundit, ushqimet tradicionale dhe ato bio të fshatit shpesh janë më të mirat dhe shijojnë më shumë.

1.Kështu Bes Kallaku na ka treguar shpesh se i pëlqen të hajë thjeshtë. Aktorin e dashur për publikun e kemi parë duke ngrënë bukë me djathë e domate fshati, dhe nuk nguron t’i postojë në instagram. Besi nuk e ka aspak problem këtë pjesë, madje krenohet kur e tregon preferencën e tij në ushqim.

2.Elvana Gjata është një tjetër personazh publik që na ka treguar se sado para apo famë të kesh, mbetesh shqiptar. Artistja e dashur për publikun përmes një fotoje në instastory ka treguar se është duke menduar për fasulet. Teksa është e veshur shik, me kapelë të bardhë të madhe dhe një kostum të bardhë, ajo ka treguar se në të vërtetë është duke menduar për fasulet.

3.Sonila Meço është një tjetër emër i njohur i botës së medias. Gazetarja e dashur ka treguar se i shijojnë shumë gjërat e thjeshta. “Bukë e thekur me gjalpë të kripur, një rreze dielli tetori, shoqëri e mirë me tipa të lirë, ç’do njeriu më shumë nga jeta?!” Përmes këtij postimi Sonila na tregoi se e rëndësishme është të hash atë që të pëlqen, larg luksit dhe lokaleve të shtrenjta.

4.Orinda dhe Turi janë një tjetër çift vipash që nuk e kanë aspak problem të gatuajnë thjeshtë. Para disa ditësh vetë Orinda na tregoi përmes një postimi, që kishte gatuar fasule. Ajo e shpërndau në instagram gatimin e saj dhe po ashtu reagimin e Turit kur ai pa gjellën e ditës. “Nuk e kuptoj si mund të mos e pëlqesh groshën,”-i ka thënë Orinda Turit me mesazh. Mesa duket moderatorja e ka pjatë të preferuar groshën.

5.Aurela Gaçe është një nga artistet më të dashura për publikun. Kjo edhe për faktin se ajo është shumë popullore. Aurela shpesh tregon se i pëlqen të hajë thjeshtë. Speca të mbushur ka gatuar Aurela, dhe i ka shoqëruar sigurisht me djathë, ullinj, bukë misri dhe domate. Një vakt që Aurela e ka pëlqyer aq shumë, sa ka dashur ta ndajë edhe me ndjekësit.

6.Edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta është parë që ha kaq thjeshtë. Bukë me djathë e domate ka ngrënë ai, teksa shihet në shoqërinë e Bes Kallakut. Të dy kanë qenë duke drekuar dhe kanë zgjedhur të hanë sa më thjeshtë. E sigursht që kanë shkrepur edhe foto bashkë, me këtë tryezë me prodhime bio fshati.

7.Albërie Hadërgjonaj është një tjetër artiste që ha thjeshtë. Edhe pse rri në Amerikë, ajo ka treguar se i pëlqen shumë fasulet. Madje nuk e ka aspak problem t’a thotë hapur këtë gjë për ndjekësit e saj.

8.Armina Mevlani po ashtu ka treguar se në mes të Nju Jorkut ka zgjedhur të gatuajë fasule. Bukuroshja nuk ka hezituar t’a ndajë me fansat këtë foto në instagramin e saj.