Surprizë: Nuset pushtojnë skenën në koncertin e Capital T

Xing

E Premte 20 Shtator 2019, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Koncerti madhështor ‘Time Capsule’ i këngëtarit Capital T mbrëmjen e sotme e ka ndezur si asnjëherë më parë sheshin ‘Nënë Tereza’. Ëndrra që e ka shoqëruar Capitalin që në fillimet e karrierës së tij, është realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme e për më tepër e ka ndarë dhe me shumë prej miqve të tij artistë, të cilët kanë performuar po ashtu duke dhuruar një spektakël vërtetë të paharrueshëm.

Një ndër momentet më të bukura, është kur në skenë janë shfaqur krejt papritur nuse të veshura me vello të bardha, të cilat krijuan një atmosferë magjike. Nuset rrethuan Capitalin, i cili njërës prej tyre iu ul në gjunjë teksa këndonte këngën ‘Ti je ma e mira’. Njëra ndër vajzat e veshura me vello hodhi buqetën e saj në publik dhe fansat u cmenden.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

Për këngën ‘Ti je ma e mira’ këngëtari u shpreh se këtë e këndonte kur ishte djalë ‘i mirë’ dhe ishte një dedikm për dashurinë e vërtetë dhe të pastër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LumiTrimiđź’• (@trimi.lumi) on

Këshilla për Marketingun