19 vjeç dhe me fëmijë, Fuego flet për herë të parë për bashkëshorten

Xing

E Martë 17 Shtator 2019, 18:06 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Reperi i njohur Fuego ishte i ftuar të premten në emisionin ‘Mirage’. Ai tregoi të reja si nga jeta profesionale ashtu dhe nga jeta private, të cilat nuk i prisnim.

Reperi 19 vjeçar, ka treguar se është baba i një djali dy vjeç. Fuego ka folur dhe rreth bashkeshortes, e cila quhet Rea Elshani, dhe ka treguar se ajo ka qenë pjesë e pandarë e jetës së tij. “Bashkëshorten e kam pas femër gjithë jetën, prej nga kur e mbaj veten mend”, është shprehur reperi duke treguar se është shumë i dashuruar me të shoqen dhe nuk e ka tradhëtuar asnjëherë.

Kujtojmë se përsa i përket jetës profesionale, Fuego tregoi se është larguar nga labeli ‘On Records’ për shkak të mospajtimeve me to dhe sepse ndjen se meriton shumë më shumë për punën që bën, për të cilën nuk është vlerësuar.

Këshilla për Marketingun