27 Shkurt 2022, 15:34

From sleep to food: 6 Albanian Instagram pages that every mother should follow

Nga gjumi te ushqimi: 7 faqe shqiptare në Instagram që çdo nënë duhet t’i ndjekë

XING

Nga gjumi te ushqimi: 7 faqe shqiptare në Instagram që çdo

Të qenurit nënë, përpos ndjesisë së bukur, të vë mbi supe një mal me përgjegjësi dhe frikë. Të rrisësh dhe të edukosh një fëmijë nuk është aspak e lehtë, sidomos kur sapo je futur në rrugën e mëmësisë. Mirëpo, në ditët e sotme ekzistojnë zgjidhje nga më të ndryshmet për ta bërë këtë periudhë sa më të kënaqshme si për prindin, ashtu dhe për fëmijën.

Nga gjumi te ushqimi: 7 faqe shqiptare në Instagram që çdo

Një zgjidhje janë faqet e krijuara në Instagram, të cilat shërbejnë si blog këshillash dhe sugjerimesh për nënat.

“Xing.al” ka listuar për ju 6 të tilla, ku mund të gjeni gjithçka për ju dhe bebat:

1. "ejona.mbimemesine"

“Ejona mbi mëmësinë” është faqe e krijuar në Instagram ku mund të gjeni këshilla për nëna dhe beba. Menaxherja e faqes, Ejona, është profesioniste e udhëzimit në ushqyerjen e fëmijëve 0-3 vjeç. Po ashtu, ajo është liçensuar në Romë mbi ndihmën e shpejtë, masazhin te fëmijët, jogën dhe meditimin te gratë shtatzëna. Në këtë faqe mund të gjeni këshilla dhe udhëzime nga më të ndryshmet për kujdesin mbi fëmijët për ta bërë mëmësinë sa më të lehtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by keshilla per nena e beba (@ejona.mbimemesine)

2. "keshillat_e_orneles"

Një tjetër faqe e krijuar posaçërisht për fëmijët është “Këshillat e Ornelës”. Nëse fëmija juaj ka vështirësi për të fjetur, kjo është faqja e duhur! Ornela është konsulente gjumi dhe ka një përgjigje për pyetje si “Nuk fle në kopësht. Si t’ja bëj?”, “Si t’i tregosh bebit tënd që nata është për të fjetur?” e shumë të tjera. Në këtë faqe keni gjithashtu këshilla për një gjumë sa më të rehatshëm për bebin dhe udhëzime për kohëzgjatjen e gjumit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ornela Kullolli (@keshillat_e_orneles)

3. "mother.al'

“Mother.al” është një faqe e krijuar nga Gloria, referuar edukimit dhe rritjes së fëmijëve. Faqja shërben gjithashtu si një guidë dhe asistencë për nënat gjatë heqjes së pelenës. Po ashtu, “mother.al” është blog për të gjitha nënat, pa paragjykime, që duan të informohen dhe të argëtohen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by mother.al by Gloria ? (@mother.al_)

4. "receta_baby"

“Receta Baby” është një tjetër blog i krijuar në Instagram për kujdesin ndaj bebave dhe fëmijëve. Blogu është krijuar nga Gerta dhe i referohet këshillimit të ushqyerjes. Në faqe mund të gjeni një menu javore të plotë për vaktet gjatë ditës për bebat si dhe këshilla për një ushqyerje të shëndetshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gerta | Feeding Coach ??i ?? (@receta_baby)

5. "motherandbaby.al"

Njëjtë si në të lartpërmendurat, edhe në këtë faqe mund të gjeni sugjerime, këshilla rreth gjidhënies, dhomës së bebit, pushimet e para, humbjes së peshës, gjumit e shumë të tjera.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Motherandbaby.al (@motherandbaby.al)

6. "elona_bakiu"

Elona Bakiu, nënë e dy fëmijëve, e ka kthyer faqen e saj të Instagramit në një blog. Ajo ndan me ndjekësit eksperiencën e saj me fëmijët dhe i këshillon rreth rritjes, edukimit apo ushqimit të tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elona Bakiu (@elona_bakiu)

7. "hapesiraezamires"

“Hapesira e Zamirës” është një faqe e krijuar posaçërisht për kujdesin ndaj bebave nga Zamira. Kjo faqe ofron konsulta në lidhje me ushqyerjen me gji dhe formulë.

Zamira ka përgjigjen për pyetjet e tilla si “Si duhet të veprojmë në raste të dhimbjeve të gjirit?”, “Pse bebi refuzon gjirin?”, “Si të rrisim sasinë e qumështit?”, e shumë të tjera.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zamira (@hapsiraezamires)