5 faqe të veçanta në Instagram që duhet t’i ndiqni këtë javë

Duam, s’duam Instagrami është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme dhe nëse e keni një të tillë besojmë se jeni dakort që nuk mund të duroni pa e hapur të paktën 1-2 herë në ditë. E meqënëse kalojmë një pjesë të ditës në të, Xing.al vendosi t’ju tregojë 5 faqe që mund t’i ndiqni në Instagram dhe në këtë mënyrë të mësoni gjëra të reja, të qeshni apo edhe të rizgjoni kujtimet.
E para që ju sugjerojmë është Fshat e Zanat, që në Instagram e gjeni me @fshatezanat. Kjo është një faqe dedikuar jetës në fshat, zejtarëve e artizanëve. Fshatezanat promovon ekonominë lokale, zhvillimin rural/bujqësor të qëndrueshëm e kujdesin ndaj mjedisit. Nga postimet e tyre do t’ju zgjohen edhe shumë kujtime nga fëmijëria sepse kjo faqe është larg luksit e modernitetit që ofron sot Instagrami.
Një tjetër faqe që duhet ta ndiqni patjetër është Ti Di AL që e gjeni me @tidi.al, faqja e platformës Tidi.al e Ermal Mamaqit, që ofron trajnime të fushave të ndryshme. Kjo faqe është një akademi online që çdo ditë do t’ju motivojë me postimet për të patur sukses në jetë e për të qenë produktiv.
E keni menduar që jetën tuaj dhe çastet gazmore t’i dokumentoni në Instagram? Mira dhe Nino Palkola, një familje kaq ‘cool’ e bën këtë dhe me videot e tyre do t’ju shkrijnë gazit, prandaj ia vlen t’i ndiqni. @miraninopalkola
Një dozë humori do t’ju falë edhe Antonela Gjeluci, të cilën e gjeni me @anto.funnyvideos. Antonela është aktore në Al Pazar, por humorin nuk e ka vetëm për ekran. Ajo publikon çdo ditë video për të qeshur nga momentet e saj në shtëpi.
Dhe të fundit për këtë javë ju sugjerojmë të ndiqni gjyshen e Dojnës @gjyshjadojnes. Sigurisht nëse akoma nuk e keni ndjekur, se ajo është një nga gjyshet më të famshme e që ka një mendim të vyer për çdo gjë.