XingFeed, 10 Maj 2020, 10:23

2 muaj si 2 vjet: Këto janë gjithë sherret e VIP-ave shqiptarë gjatë karantinës

XING

2 muaj si 2 vjet: Këto janë gjithë sherret e VIP-ave

Ndonëse në karantinë, sherret mes VIP-ave nuk kanë të sosur. Përgjatë këtyre ditëve kemi dëgjuar si njëri i bën diss tjetrit; përplasje idesh dhe mendimesh; madje madje dhe përleshje fizike. Më poshtë po iu sjellim disa nga sherret që kanë bërë bujë përgjatë këtyre ditëve:

Blendi Fevziu-Mira Kazhani:

Dy gazetarët e njohur, Blendi Fevziu dhe Mira Kazhani debatuan ashpër. Lajmi se Mira kishte punuar te Ujësjellësi bëri bujë në media dhe Fevziu në një interviste u shpreh se është e papranueshme që një gazetar të paguhet nga pushteti.

2 muaj si 2 vjet: Këto janë gjithë sherret e VIP-ave

“Shpeshherë shumë analistë ftohen në debate jo për të dhënë mendim të paanshëm, por për të dhënë mendim të anshëm. Në gjykimin tim është absolutisht e papranueshme, jashtë çdo standardi, që dikush të paguhet në një strukturë tjetër, qoftë politike ose jo, dhe të ruajë më pas edhe staturën e gazetarit. Kush merret me gazetari le të qëndrojë brenda gazetarisë. Unë e di që ka gazetarë që bëjnë dy-tre punë, por bëjnë dy-tre punë brenda profilit të tyre. Një punë që bie ndesh me impenjimin që ka, sigurisht që është e papranueshme”, u shpreh Fevziu.

2 muaj si 2 vjet: Këto janë gjithë sherret e VIP-ave

Pas intervistës së tij reagoi dhe Mira Kazhani, e cila në një stuatus në Instagram shkruajti:"Këto ditë pandemie me dy gjëra janë argëtuar shqiptarët: Rroga ime si punë e dytë shteti dhe vila 5 milionë euro e Fevziut ku ai poston në Istagram luksin e tij. Me rrogën time mund të shtysh muajin, por me miliardat e Fevziut gjithë jetën e tij në shërbim të pushtetit, politikanë e oligarkë, shqiptarët mund të shikojnë atë çfarë është vërtet korrupsioni në shtypin shqiptar. Dhe të vjen neveri kur për rrogën time bëhet gjyq nga Fevziu, kurse për miliardat e Fevziut nga pushtetet bëhen emisione suksesi. Sa për mua, unë kam bërë vërtet një gabim, etik, për të cilin po mendohem mirë.”

2 muaj si 2 vjet: Këto janë gjithë sherret e VIP-ave

Jonida Maliqi-Aulona Musta:

Moderatorja Aulona Musta në një video live në Instagram kritikoi personazhet e showbizit shqiptar, që kishin nisur plazhin. "Me sa kam parë disa e kanë bërë, shumë kanë nisur plazhin, dhe për mua është skandaloze. Personalisht për mua ka qenë shumë zhgënjyese të shikoj personazhet publik që postojnë foto dhe video nga plazhi", shprehej Aulona.

2 muaj si 2 vjet: Këto janë gjithë sherret e VIP-ave

E ftuar në emisionin "Pop Culture", Jonida Maliqi i ktheu një përgjigje. "Çfarë të them unë? Aulonën e kam mikeshë, ajo ka idenë e saj dhe uroj t’i shkojë shumë mirë karantinimi. Unë nuk mund t’i jap shpjegime publikut pse shkoj atje. Janë arsyet e mia personale, ndërpersonale, kam diçka shumë të rëndësishme atje...", tha Jonida.

2 muaj si 2 vjet: Këto janë gjithë sherret e VIP-ave

Leonora Jakupi-Labinot Tahiri:

Pak ditë më parë debati i Leonora Jakupit dhe Labinot Tahirit bëri bujë në media. Këngëtari paralajmëroi protestë nëse dasmat do të anuloheshin sepse janë burim të ardhurash për shumë këngëtarë ndërsa Leonora u shpreh se i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve.

2 muaj si 2 vjet: Këto janë gjithë sherret e VIP-ave

"Jeta e qytetarit është më e rëndësishme se gjithçka tjetër! Një fjalë popullore thotë ‘çka të bëhet me të tjerët le të bëhet edhe me neve’. Në këtë shtet ka njerëz më të varfër e më nevojtarë të cilët nuk kanë mundësi as punë të thjeshtë të kenë. Për herë të parë nuk pajtohem me thirrjen e kolegut tim, Labinot Tahiri për protestë”, shkruante Leonora.

2 muaj si 2 vjet: Këto janë gjithë sherret e VIP-ave

Replika e saj nuk u prit aspak mirë nga Tahiri i cili u shpreh "Leonorë, shyqyr që paskan bërë një lajm për ty se se rrallë të postojnë! Leonorë, për punën e bamirësisë s'kena çka flasim se sa për raste të varfëra që ka Kosova e që si di as shteti e unë i di e merrem me to, ti vetëm në televizor i sheh."

2 muaj si 2 vjet: Këto janë gjithë sherret e VIP-ave

Ledio Lako- Gent Hazizi:

Një sherr tjetër që ka bërë bujë në media përgjatë këtyre ditëve është sherri mes dy aktorëve të njohur, Ledio Lako dhe Gent Hazizi. Dyshja u përleshën fizikisht pranë ish-ekspozitës dhe më pas u ndaluan nga policia. Megjithatë në një intervistë për "Panorama.al", Lako e përgënjeshtroi sherrin. Ai u shpreh ngjarja ishte thjesht një sherr banal, që ishte bërë i madh ngaqë kaloi policia.

2 muaj si 2 vjet: Këto janë gjithë sherret e VIP-ave

"Nuk ka ndodhur asgjë. Konflikt trotuaresk që degradoi në rrena. Është gënjeshtër, nuk është informacion zyrtar i policisë. Janë rrena, një palë ja fut kot një palë tjetër kot. Unë s’po prononcohem fare, të ishte ashtu do isha në burg unë. Pse jam i lirë?!

Po kot, jemi kap me thonj aty, jemi gërvisht. Këto ndodhën në prova. Budallallëqe në prova, në Teatër. Pas provave ndodhi një gërvishtje me njëri-tjetrin, na morën aty se kaloi policia. Budallallëqe dmth filluan duke qesh të gjithë edhe policët. Kjo është deklaratë zyrtare kot", u shpreh aktori.

2 muaj si 2 vjet: Këto janë gjithë sherret e VIP-ave

Fero-Noizy:

Fero i bëri diss hapur Noizyt me këngën e tij të re "1 e keni", duke përmendur bashkëpunimin e tij me motrat Mustafa. Ai sqaroi se nuk ka asgjë me motrat Mustafa por me Noizyn.

2 muaj si 2 vjet: Këto janë gjithë sherret e VIP-ave

Pas dissit të tij nuk mungoi një përgjigje nga Noizy, i cili fillimisht publikoi në Instastory një foto të tualetit duke shkruar: "Sikur t'ia vlente të harxhoja kohën me ty."

2 muaj si 2 vjet: Këto janë gjithë sherret e VIP-ave

Më pas reperi reagoi sërish me anë të një statusi ku shkruante:"Janë ca fmi që s’ja vlen me ju dhon vëmendje. Thjesht le të vdesin në heshtje. Dalim te ai muhabeti i pambukut. Do doja që ti të vleje sa për një diss. Do doja. Por ti nuk vlen."

2 muaj si 2 vjet: Këto janë gjithë sherret e VIP-ave

2 muaj si 2 vjet: Këto janë gjithë sherret e VIP-ave

"Xing.al"